Xherdan Shaqiri e ka konfirmuar formën e tij solide.

Ylli nga Kosova që përfaqëson Zvicren ka arritur të shënojë prapë gol për Chicagon në barazimin 1:1 kundër Puebla në Kupën e Ligës.

Përfaqësuesi zviceran e barazoi rezultatin në 1:1 nga gjuajtja e lirë, me topin e devijuar nga një lojtar.

E ky gol ishte vendimtar për Chicagon që ta marrë primatin në grupin e tij dhe që të shkojë në të 16-ën e finales.