Skuadra e Dritës është eliminuar nga garat evropiane për këtë edicion përkundër paraqitjes së mirë që e pati. Drita i ka dhënë fund aventurës evropiane në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Gjilanasit janë eliminuar nga Viktoria Plzeni, që i mposhti 2:1 në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” për të avancuar tutje.

Dueli i parë mes këtyre dy ekipeve, i luajtur javën e shkuar në Çeki pati përfunduar 0:0 dhe fitorja në ndeshjen e kthimit bëri që Plzenit të vazhdojë garat në Evropë. Të tre golat u shënuan në fund të pjesës së dytë, ndërsa Drita ndeshjen e mbylli me dy lojtarë më pak.