La Liga do të rikthehet më 11 qershor me stadiumet bosh.

Ndonëse ishte bërë një kërkesë që një pjesë e tifozëve të jenë të pranishëm në stadiume për të shikuar skuadrat e tyre të zemrës.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë e mundur dhe ata ndeshjet mund t’i shikojnë nga televizori.

Këshilli Nacional i Sportit në Spanjë, ka vendosur kundër që të tifozët të jenë të pranishëm në La Liga.

Njëjtë pa tifozë ka rifilluar edhe Bundesliga, që ishte e para prej ligave të forta evropiane që u rikthye.