Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për sulmuesin e Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez.

Ky i fundit është i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, që do të bënte që ai të luante bashkë me argjentinasin Lionel Messi.

Sipas trajnerit Scaloni, kjo do t’i ndihmonte shumë numrin 10 të Interit.

“Nëse ai luan me Messin, do të bëhet më i mirë, pa dyshim. Përtej kësaj, më vonë ai duhet të luftojë për një pozicion siç e ka tash te Interi”, ka thënë Scaloni për TyC Sports.

Sidoqoftë, drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio, këmbëngul se Lautaro nuk do të shitet për asnjë çmim më pak se 111 milionë euro.