Kosova ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ndërsa pas stërvitjes ka folur Valon Berisha.
Tifozët e pasionuar të Kosovës kanë pasur mundësi për të qëndruar pranë e për të takuar yjet e tyre të preferuar. Berisha ka folur për stërvitjes duke thënë se janë përgatitur për Zvicrën, duke e ditur që është kundërshtar i fortë.
“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.




























