Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen mes Kosovës dhe Zicrës, e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
“Ka kohë që s’jam kthyer në Kosovë”, ka thënë fillimisht Challandes.
“Kur shikojmë listën e lojtarëve që e përbëjnë atë, shohim një përvojë të madhe. Individualisht, potencialisht, Kosova është e fortë. Kolektivisht, ndoshta kjo është një pyetje tjetër, nuk e di”, ka thënë Challandes për mediet zvicerane.
“Nuk do të ketë asnjë problem,” siguron Challandes. Kosovarët i janë shumë mirënjohës Zvicrës për rolin që ka luajtur vendi ynë në njohjen e tyre ndërkombëtare, për gjithë ndihmën e dhënë nga Zvicra. Nuk do të ketë rivalitet të keq, as ndaj Xhakës apo Shaqirit për shembull, që mund të kishte zgjedhur Kosovën. Dhe pastaj është ende futboll, apo jo?




























