Futbollisti i Tottenham Hotspur, Heung-min Son përveç futbollit ka provuar edhe diçka tjetër.
Ai veshi uniformën e Ushtrisë së Koresë Jugore.
Këtë shërbim ushtarak ai e ka kryer për tre javë dhe duket se vërtetë i ka pëlqyer.
“Nuk mund t’i tregoj të gjitha, por vërtetë e shijova. Ata njerëz janë shumë të mirë. Tre javë ishin të vështira, por tentova ta shijoj”, ka thënë ai.