Edon Zhegrova ka stërvitur me skuadrën e Lillet të mërkurën, por në Francë kanë shkruar se ai mund të mungojë në fundjavë. Mediumi francez “Le11hdf.fr” ka shkruar të enjten se Zhegrova mund të jetë në mesin e katër lojtarëve që Lille mund të mos i ketë për duelin që e zhvillon në shtëpi kundër Brestit.

Lille – Brest zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit francez.

“Në fazën ofensive, është Edon Zhegrova që është në pikëpyetje. Zhegrova, që ka shqetësim muskulor, nuk ishte pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit”, ka shkruar mediumi francez.