Menjëherë pas luftës, Gjakovën e vizitoi Ronaldo. I vërteti.
Në qershor të vitit 1999, ai vizitoi Gjakovën, një prej qyteteve më të prekura nga lufta.
Braziliani kishte dhuruar një donacion për shkollën “Mustafa Bakia”.
Nxënësit e kësaj shkolle, që dinin anglisht ia uruan ditëlindjen, edhe pse ai është i lindur në shtator.
Atëkohë, Ronaldo ishte futbollisti më i mirë në botë dhe luante për Interin.