Nesër, ata do të garojnë si kundërshtarë në një nga ndeshjet më të pritura të Premier League, por në të ardhmen njëri mund të bëhet trashëgimtar i tjetrit.

Çdo referencë për Pep Guardiolën dhe Roberto De Zerbin është thjesht e qëllimshme, veçanërisht nëse jemi në prag të Manchester City-Brighton, ndeshje që do të luhet pasditen e së shtunës në “Etihad” të Manchesterit.

Dihet mirë se mes të dyve ka respekt dhe miqësi reciproke, duke pasur parasysh edhe të kaluarën e të dyve te Brescia. Që kur mbërriti në Premier League, De Zerbi tha se një nga të parët që e kontaktoi ishte vetë Guardiola, i cili që në fillim të sezonit të kaluar “gjurmoi” të ardhme të shkëlqyer për trajnerin nga Brescia, pse jo në pankinën e “qytetarëve”.

“The Telegraph” raportoi e profecinë e trajnerit katalanas si jashtëzakonisht aktuale pas ndeshjes së Manchester City dhe “pulëbardhave”, të luajtur në Brighton majin e kaluar.

Ish-trajneri i Barcelonës thuhet se iu drejtua disa lojtarëve të Brighton duke iu thënë atyre se “De Zerbi do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester City”.

Pep Guardiola, i cili ka drejtuar Manchester City që nga sezoni 2016-2017, ka fituar praktikisht gjithçka në krye të klubit nga “Etihad”, duke përfshirë një Champions League dhe 5 tituj të Premier League. Trajneri spanjoll është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025.

De Zerbi ka drejtuar Brighton që nga sezoni i kaluar, kur klubi anglez e zgjodhi atë për të pasuar Graham Potter, i cili më vonë u transferua te Chelsea. Duke marrë drejtimin në shtator, trajneri nga Brescia i udhëhoqi “pulëbardhat” drejt vendit të gjashtë, e përkthyer ndryshe në kualifikimin historik në “Europa League”. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.