Mbrojtësi i djathtë i Kosovës Mërgim Vojvoda, aktualisht është duke luajtur në kampionatit belg, te Standard Liege.

Por duket se aty do të jetë vetëm deri në verë, pasi ka klube të tjera që kanë shprehur interesim për djaloshin kosovar.

Mediat në Belgjikë raportojnë se është skuadra italiane Fiorentina, që ka shprehur interesimin për futbollistin 25-vjeçar.

Ndonëse ende nuk ka ofertë zyrtare, mediat belge raportojnë se Fiorentina ka nisur të mbledhë informacione për Vojvodën, për të cilin ditë më parë interesim ka shprehur edhe Torino.

Mbetet të shihet nëse Vojvoda do t’i bashkohet në Serie a kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani, i cili tashmë ka shkëlqyer me Hellas Verona dhe është transferuar te Napoli./VAR Kosova/