Pavarësisht humbjes së skuadrës së Lecce, me këta të fundit që u mundën me rezultatin 2-4, futbollistët shqiptarë, Ylber Ramadani e Medon Berisha kanë dhuruar spektakël e grintë në fushën e blertë.
Pikërish për talentin e “Shpresave”, Medon Berisha, foli disa fjalë edhe tekniku i skuadrës së Leçe, Roberto D’Aversa, i cili pas ndeshjesh përveçe nuk kurseu “elozhet” për 20-vjeçari, u shpreh se ka treguar se nuk ëhtë si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera
“Ai ka treguar se nuk ëhtë si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera. Kam pasur përgjigje pozitive edhe nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, ai ishte ndoshta më i miri”,- tha D’Aversa.
Medon Berisha ishte pjesë e Kosovës U21, para se të kalonte te Shqipëria.




























