Moise Kean do të rikthehet në Itali, por jo te Juventusi.
Nga Evertoni, ai do të udhëtojë drejt kryeqytetit italian, Romës.
Është pikërisht Roma që është duke tentuar të transferojë reprezentuesin italian, sipas Calcio Mercato.
Trajneri Gialloross, Paulo Fonseca e she 20-vjeçarin si një zëvendësues ideal të kapitenit Edin Dzeko.
Arsye tjetër do të ishte edhe miqësia që ka me talentin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Kean ka shënuar vetëm një gol në 26 paraqitje me Evertoni në Premier League.
Verën e kaluar, ai u transferua nga Juventusi në Angli.