Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së, Ezequiel Lavezzi, është dërguar me urgjencë në një spital në Uruguaj pas një goditjeje me thikë, raporton El Observador.

Ish-reprezentuesi argjentinas u dërgua në Sanatorio Cantegril de Maldonado, Uruguai, të martën në mëngjes, raporton gazeta uruguaiane.

Lavezzi u dërgua me urgjencë në spital me një plagë në klavikulë. Burime policore të cituara nga El Observador pretendojnë se argjentinasi u godit me thikë nga një pjestarë i familjes së tij pas një debati për para.

Ish-sulmuesi i Napolit është shfaqur së fundmi në TV italian si ekspert i Amazon Prime Video Italia për ndeshjet e Napolit në Ligën e Kampionëve.

38-vjeçari iu bashkua Napolit nga skuadra argjentinase San Lorenzo në vitin 2007 dhe kaloi pesë sezone me Partenopei, duke shënuar 48 gola në 188 paraqitje.

Ai iu bashkua PSG-së për 30 milionë euro në vitin 2012 dhe shënoi 35 herë në 161 paraqitje me gjigantët e Ligue 1.