Sulmuesi i krahut, Milot Rashica ka shënuar supergol për Beshiktasin në fitoren e thellë ndaj Rizespori me rezultatin, 4:0.

Ai shënoi gol me gjuajtje nga distanca në minutën e 4-t të ndeshjes që i takoi javës së 16-të të Superligës turke.

Për Rashicën është goli i tretë në elitën turke, ndërsa i pari pas kthimit nga lëndimi.