Dora e rëndë e FIFA-s ka rënë ndaj Argjentinës dhe federatave të ndryshme të Amerikës së Jugut. Nga gjoba për Brazilin e deri te sanksionet e vendosura ndaj Albiceleste, të shoqëruar edhe nga Kili, Kolumbia e Uruguaji. Vendime që do të kenë pasoja në ndeshjet e Messit dhe shokëve të tij në shtator 2024, gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

FIFA konfirmoi dispozitën kundër disa federatave të Amerikës së Jugut, përfshirë kampionin në fuqi të botës, Argjentinën. Albiceleste do të detyrohet të heqë dorë nga 50% e kapacitetit të stadiumit, kur të presë ndeshjen e radhës kundër Kilit, në shtator 2024, si dhe të paguajë më shumë se 70 mijë euro gjobë.

Arsyeja? Sjellja diskriminuese e një grupi tifozësh argjentinas dhe vonesa në nisjen e ndeshjes kundër Ekuadorit, pushtimi i fushës kundër Uruguajit dhe trazirat që karakterizuan “Clasico” kundër Brazilit. Përplasje brenda dhe jashtë ambienteve sportive, të cilësuara të papranueshme nga Infantino.

Ashtu si Argjentina, edhe Federata Kiliane do të duhet të nxjerrë në shitje gjysmën e biletave të disponueshme, në funksion të ndeshjes së radhës në shtëpi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Stadiumi mbyllet me 25% kapacitet për Kolumbinë dhe Uruguajin, për të njëjtat arsye, ndërsa Brazilit do t’i kërkohet të paguajë një gjobë për vonesën dhe pushtimin e fushës në ndeshjen kundër Bolivisë, shtatorin e kaluar. Për më tepër, gjoba do të shtohen për sjelljen e keqe të ekipit kundër Uruguajit dhe dështimin për të siguruar rendin brenda dhe jashtë stadiumit kundër Argjentinës, në nëntor.