Sulmuesi anësor, Milot Rashica, pas kthimit nga dëmtimi, po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për Besiktasin.
Pas golit që shënoi në mesjavë ndaj Rizespor, në fitoren 4-0, ai ka gjetur edhe sot golin.
Zhvillohej minuta e 65-të, kur Milot Rashica me një gjuajtje shumë të bukur nga brenda zonës shënoi për 2-0.




























