Telashet për Eros Grezdën s’kanë të ndalur.
Përleshja me një futbollist kundërshtar po i kushton shumë.
Dënimi i fundit nga Federata kroate ishte nën nivelin e pritshmërive.
Por përveç 4 javëve pezullim nga Federata, sulmuesi gjakovar do të përballet edhe me një gjobë që i ka vendosur klubi i tij Osijek, pikërisht për incidentin e ndodhur.
Klubi kroat ka vendosur t’i ndërpresë 20% të pagës vjetore Grezdës, shifër kjo maksimale e lejuar.
Grezda pati sherr me sulmuesin e Rijekës Antonio Collak, në parkingun e stadiumit, pas një ndeshjeje të vlefshme për Kupën e Kroacisë.