Futbollisti kosovar Mehmet Hetemaj, ia ka shpëtuar jetën një fëmije në Finlandë.
Kapiteni i skuadrës Seinäjoki po bënte piknik me nënën e tij afër liqenit.
Ajo kishte parë djaloshin 10-vjeçar duke u mbytur dhe kishte vrapuar për ta shpëtuar.
Pastaj mesfushori nga Skenderaj, kishte vrapuar dhe e kishte ndihmuar djaloshin të dilte nga uji.
“Ishte moti i mirë dhe dolëm me nënën time buzë liqenit.Ishim shumë afër ujit. Ajo e pa që djaloshi po mbytej dhe shkoi për ta shpëtuar. Por të dytë po mbyteshin, kështu që vrapova dhe e nxora. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, ka treguar Hetemaj.
“I kam parë në TV Baywatch dhe për ta duket e lehtë të shpëtojnë njerëzit, por ishte shumë e vështirë”, ka thënë Hetemaj.