Nicolas Anelka, ishte pjesë e Paris Saint-Germain në sezonin e vitit 1996-97.
Duket se ende e ka për zemër klubin francez, pasi e ka këshilluar për të mos bërë gabime.
Sipas tij, PSG do të bënte gabim të madh nëse do ta largonte sulmuesin Edinson Cavani.
“Ta lësh Cavanin të largohet, do të ishte gabim i madh”, ka thënë Anelka.
“Ai është super sulmues që gjithmonë rrezikon kundërshtarët dhe nëse do të luante kundër PSG-së, ai me siguri do të shënonte”, ka thënë Anleka.