Pasditen e sotme zhvillohen tri ndeshje shumë të mira në Ipko SuperLigën e Kosovës.
Në ora 16:00 në Suharekë, Ballkani i udhëhequr nga Ismet Munishi pret Drenicën.
Ora e njëjtë por në qytet tjetër, Gjilani përballet me skuadrën nga Mitrovica, Trepça 89.
Ndërsa prej orës 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.
Të shtunën fituan vendasit, Drita mposhti Flamurtarin me rezultat minimal 1-0, kurse Feronikeli mundi Vushtrrinë 3-1.
Në ndeshjen që u zhvillua të premten në Podujevë, Llapi mposhti Dukagjinin 4-1.





























