Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.