Inter ka arritur të triumfojë në shtëpi kundër Genoa me shifrat 2-1.

I pari që shënoi ishtë mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Në minutën e 30′, zikaltërit ndërtojnë një aksion fantastik dhe Asllani e finalizon në mënyrë perfekte. Për Interin shënoi edhe Alexis Sanchez, teksa në pjesën e dytë, Genoa arriti të ngushtonte shifrat me anë të Vasquez, por miqtë ishin të pafuqishëm për të ndalur zikaltërit.

Pas golit, Asllani mori lavadata të shumta, ku më interesantja ishte nga ylli francez, Marcus Thuram, i cili i komentoi në gjuhën shqipe duke i thënë “Sa Lojtar” shoqëruar me simbolin e yllit.

Image