Manchester United ka mbajtur bisedime jo me një por me dy trajnerë, lidhur me mundësinë e zëvendësimit të Erik Ten Hag, vetëm dy ditë pas triumfit në FA Cup.

‘Djajtë e Kuq’ shpëtuan sezonin e tyre të mjerueshëm teksa mposhtën në finale të FA Cup me rezultat 2-1 rivalin lokal Manchester Cityn.

Golat e shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo siguruan se Unitedi po e përmbyll sezonin në mënyrë pozitive pasi në përgjithësi ai po cilësohet si i dështuar.

Sidoqoftë, përkundër faktit se fitoi trofeun e dytë që prej se mori frenat e klubit, Ten Hag është në rrezik serioz që të shkarkohet nga klubi.

Sipas The Telegraph, klubi ka mbajtur bisedime me agjentët e dy trajnerëve të njohur – Thomas Frank dhe Mauricio Pochettino.