Xherdan Shaqiri ka pranuar të largohet nga Chicago Fire dy vjet e gjysmë pas transferimit të tij rekord në klubin MLS.
Ish-anësori i Bayern Munich, Inter dhe Liverpool, Shaqiri, iu bashkua Fire nga Lyon në shkurt 2022 në një marrëveshje të raportuar prej 7.5 milionë dollarësh, më pas një tarifë rekord për klubin.
Shaqiri, i cili fitoi Champions League me Bayern dhe Liverpool, shënoi 14 gola në 69 ndeshje të sezonit të rregullt për Chicago.
Shaqiri u bë emocional në videon përshëndetëse me klubin.
VIDEO/ https://www.facebook.com/share/r/rgvkA8f1JF5q4Cfy/?mibextid=oGgwdE
Megjithatë, 32-vjeçari nuk kishte luajtur për klubin që nga maji për shkak të paraqitjes për Zvicrën në Euro 2024. Ai më pas u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar.




























