Nedim Bajrami është ylli i golave të shpejtë në Europë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që ka tundur rrjetën në debutimin e tij në Europa League.

25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë.

Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi me “shqiponjë”.