Hajduku i Splitit, ku luan futbollisti me prejardhje nga Kosova Leon Dajaku, fitoi me rezultat 2:0 ndaj Slaven Belupos të shtunën.
Nuk ishte paraqitja më e shkëlqyer nga Hajduku, por ata morën tri pikë të rëndësishme me të cilat u ngjitën me katër pikë mbi Dinamo Zagrebin dhe Rijekën në tabelën e renditjes.
Ngjarja e vetme “e zezë” e Hajdukut ka ndodhur në minutën e 57-të kur trajneri Gennaro Gattuso e largoi nga loja futbollistin kosovar, e kjo nuk i pëlqeu aspak këtij të fundit.
Pasi doli nga loja, Dajaku mori një shishe me ujë dhe me inat e hodhi në stol.
Hajduku nuk do ta mendojë gjatë atë situatë sepse arriti të fitonte.
Megjithatë, mediat kroate shkruajnë se këtë sezon Gennaro Gattuso i ka larguar lojtarët nga skuadra për incidente shumë më të vogla se kjo, dhe për këtë shkak mbetet të shihet se me çfarë sanksionesh do të përballet Dajaku.



























