Gazetari i mirënjohur, David Ornstein, ka thënë që Pep Guardiola do të vazhdojë së paku edhe për një vit si trajner i Manchester Cityt.

Atij i skadon kontrata verën e ardhshme, dhe është bërë shumë zhurmë mbi atë se a do të rrijë apo jo.

Madje, spanjolli pritet të jetë trajner i Cityt pavarësisht verdiktit mbi 115 akuzat që rëndojnë mbi klubin e tij.