Ka disa muaj që Barcelona ka shprehur dëshirën që të blejë një sulmues të ri.

Lautaro Martinez është emri që është përmendur si objektivi kryesor.

Se Barça do të blejë një sulmues të ri është i bindur edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

“Barcelona gjithmonë i ka blerë futbollistët më të mirë. Personalisht, nuk jam i sigurt nëse Suarez duhet të zëvendësohet”, ka thënë Wenger për beIN SPORTS.

“Ata mund të shtojnë një sulmues sepse është e vërtetë që Suarez dhe Messi janë golashënuesit kryesor, por iu duhet edhe dikush tjetër që të shënojë gola. Jam i bindur se ata do të blejnë edhe një sulmues”, ka thënë Wenger.

Ai ka folur edhe për francezin Antoine Griezmann, duke thënë se “ai duhet të shënojë më shumë gola dhe se ende është adaptuar në Barcelonë”.