UEFA, të enjten, njoftoi se në videokonferencën e Komitetit Ekzekutiv të saj që është caktuar më 17 dhe 18 qershor planifikohet të bisedohet për datat e ndeshjeve të plejofit të Ligës së Kombeve. 

Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), e po ashtu edhe atë të Kosovës (FFK), nuk mund ta parashikojnë vendimin e UEFA-s. 

Nga UEFA është paraparë të luhet në muajin shtator, tetor ose nëntor të këtij viti.

“Nuk besoj se ka hapësirë për të dhënë çfarëdo parashikimi. Nëntori besoj se shihet si opsion për zhvillimin e ndeshjes” ka thënë zëdhënësi i Federatës maqedonase, shqiptari Faton Zylbehari, për “Kohën Ditore”.

Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut është dashur të luhej në muajin mars, ndërsa më pas ishte shtyrë për në qershor. Por, për shkak të koronavirusit, ndeshja u shty sërish.