Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në superligën e Kosovës.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Ballkanit përfundoi me rezultat 0:0

Të dyja skuadrat ishin më aktive në pjesën e dytë, me ç’rast përmes zëvendësimeve u munduan të ndryshojnë ritmin e lojës.

Në minutën e 92-të, Baftiu i Ballkanit qëlloi shtyllën.

Ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Ferronikelit përfundoi me rezultat 0:2

Për Ferronikelin shënoi Zeka në minutën e dytë të pjesës së dytë derisa në shtesë Ferronikeli e dyfishoi rezultatin.

Me këto rezultate, Ballkani bën edhe një hap prapa drejt titullit derisa Flamurtari shton shancet për mbijetesë.