Befasia më e madhe e raundit të katërt të Kupës Carabao ka ndodhur në ndeshjen Tottenham Hotspur – Manchester City, me qytetarët që janë eliminuar tashmë nga kjo garë.
Skuadra e Pep Guardiolës pësoi humbje 2:1 ndaj Tottenhamit, me këta të fundit që bëhen skuadra e fundit që arrin në çerekfinale të kësaj gare.
Guardiola vendosi t’i pushonte shumë prej lojtarëve kryesorë për këtë ndeshje, por ndodhi që ishte vendim i gabuar.
Vendasit u treguan shumë më të rrezikshëm pranë portës, prandaj pas 90 minutave dolën triumfues.
Tre gola u shënuan në krejt takimin, dhe të gjithë u realizuan në pjesën e parë.
Timo Werner e hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0 në minutën e pestë të takimit, i asistuar nga Dejan Kulusevski.
???????? GOAL | Tottenham 1-0 Manchester City | Timo Werner
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 30, 2024
TIMO WERNER OPENS THE SCORING FOR TOTTENHAM!pic.twitter.com/1LYLUm3glV