Real Madrid Cakton Datën për Negociatat me Alexander-Arnold

Sipas burimeve të afërta me klubin, Real Madrid po përgatitet për të nisur bisedimet me Trent Alexander-Arnold, yllin e Liverpool-it, i cili ka refuzuar disa oferta për të rinovuar kontratën me klubin anglez. Mbrotjësi anglez, i njohur për talentin dhe fleksibilitetin e tij në fushë, ka deklaruar se është në kërkim të sfidave të reja, duke synuar ligat evropiane për sezonet e ardhshme.

Marrëveshja e tij me Liverpool përfundon në qershor të vitit 2025, ndërsa Real Madrid shpreson ta bindë Alexander-Arnold të bashkohet me ekipin mbretëror pa kosto transferimi, duke përfituar nga statusi i tij si lojtar i lirë. Sipas TEAM Talk, Los Blancos kanë vendosur 1 janarin si datën zyrtare për të nisur negociatat, me qëllim që të parandalojnë përpjekjet e Liverpool-it për ta mbajtur atë në Anfield.

Real Madrid ka si prioritet kryesor përforcimin dhe rinovimin e mbrojtjes së tyre, ndërsa Alexander-Arnold shihet si një zgjedhje ideale për të mbështetur këtë objektiv.