Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ishte i pranishëm në çerekfinalen e Kupës së Zvicrës mes Lausannes dhe Baselit.

Ky takim u fitua nga Baseli me rezultat 2:3 duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në këtë ndeshje u paraqitën dy futbollistët shqiptarë për të cilët ka shfaqur interesim Challandesi për t’i marrë te Kosova.

Bëhet fjalë për Orges Bunjakun e Baselit dhe Andi Zeqirin e Lausannes.

Ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të rregullave kundër COVID-19, megjithatë në tribuna janë parë disa anëtarë të Federatës së Futbollit të Zvicrës.