Kombëtarja e Argjentinës ka humbur në ndeshjen e raundit të 11-të në para-kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Kampioni momental i botës, u mposht 2:1 nga Paraguai në një ndeshje tejet interesante.

Golin e vetëm për ekipin e Lionel Scalonit e shënoi Lautaro Martinez pas një asisti nga Enzo Fernandez.

Në anën tjetër, golat i shënuan: Sanabria dhe Alderete.

Lionel Messi luajti gjithë ndeshjen, kurse në faqen e njohur “Flashscore” u vlerësua me notën 6.7.

Sulmuesi Raphinha ka shënuar super gol ndaj Venezuelës në ndeshjen e cila përfundoi

Brazilia ka kaluar në avantazh ndaj Venezuelas, me super golin e sulmuesit të Barcelonës, Raphinha.

Ai realizoi direkt nga fauli pas 43 minutave lojë – duke kaluar kombëtaren e tij në avantazh.

Pas përfundimit të pjesës së parë Venezuela gjen golin në minutën e parë pas pushimit, mirëpo në minutën e 62-të, Vinicius Jr. nuk arrin të shënoj për t’a çuar Brazilin përpara dhe për t’ia siguruar 3 pikë.