Fenerbahçe sonte do të luaj kundër Trabzonsporit në kuadër të Kupës së Turqisë.

Derisa sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, sipas mediave turke, pritet të luaj nga minuta e parë.

Muriqi në ndeshjen e fundit kundër Kayserisporit, hyri nga banka rezervë dhe shënoi një gol nga pika e bardhë.

Muriqi ka pasur probleme me lëndimet kohët e fundit, por tashmë ai është i gatshëm.