Neymari është lidhur me një largim nga Al-Hilali pas lëndimit të tij të dytë.

Por kjo gjë është hedhur poshtë nga agjenti i tij Pini Zahavi, i cili konfirmoi për Fabrizio Romanon se nuk ka të vërtetë rreth një largimi të tij nga kampioni i Arabisë Saudite.

“Nuk ka bisedime në vazhdim që Neymar të largohet nga Al Hilali. Ai është nën kontratë dhe shumë i lumtur atje”.

“Babai i Neymarit dhe unë, ne jemi të vetmit njerëz që mund të flasim për të ardhmen e Ney-t. Nuk e di se nga vijnë thashethemet e fundit”, u shpreh Zahavi.

Neymari, kujtojmë se iu bashkua Al-Hilalit në vitin 2023 nga PSG-ja për shumën e 90 milionë eurove.

Mirëpo, braziliani ka bërë vetëm 7 paraqitje pasi që ka qenë i lënduar që nga viti i kaluar./IndeksOnline/