Sulmuesi belg Dries Mertens, do të vazhdojë të luajë në Serie A. Ai ka nënshkruar kontratë të re me Napolin.

Në fotografitë e postuara në Twitter, Mertens shihet me pronarin e klubit, Aurelio De Laurentiis.

Me nënshkrimin e kontratës së re, sulmuesi belg u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.

Mertens ditë më parë është bërë golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës me 116 gola në të gjitha garat, duke lënë prapa legjendën, Diego Armando Mardona.