Napoli e ka fituar Kupën e Italisë, duke mposhtur Juventusin.
Ndeshja e zhvilluar në Olimpico të Romës, përfundojë me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penalltive.
Me këtë fitore, Napoli i mbrojtësit shqiptar Hysaj, fiton Kupën e Iralisë për herë të gjashtë në histori të Klubit.
Ky është trofeu i parë për Napolit që nga viti 2014.
Trajneri Italian Gennaro Gattuso arriti të fitojë Kupën e Italisë pas 17 ndeshjeve në krye të Napolit, kurse ish-trajneri që aktualisht drejton Juventusin, Maurizio Sarri, që e kishte drejtua Napolin në 147, s’ka fituar asnjë trofe.