Futbollisti kosovar që ka lindur në Zvicrër Andi Zeqiri, ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
Për zgjedhjen e tij kanë shkruar edhe mediume të ndryshme në Zvicër.
‘4-4-2’ ka shkruar se ‘ky është lajm i hidhur për Zvicrën’.
Andi Zeqiri që është futbollist i Lausannes, ka luajtur për grupmoshat U-21 të Zvicrës.
Ai të mërkurën është fotografuar me fanellë të Kosovës, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Andi do t’i bashkohet ‘Dardanëve’ në vjeshtë, për të debutuar në Ligën e Kombeve.