Trajnerja me rrënjë nga Kosova, Elena Sadiku, ka arritur tjetër sukses të madh. Ajo është njëra prej tetë kandidatëve për trajner të vitit nga FIFA për futbollin e femrave.

Sadiku është 31-vjeçare, ndërsa e drejton skuadrën skoceze Celtic.  Celticun e udhëhoqi drejt titullit të kampionit të Skocisë e më pas drejt fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sonia Bompastor, Arthur Elias, Jonatan Giraldez, Emma Hayes, Futoshi Ikeda, Sandrine Soubeyrand dhe Gareth Taylor janë kandidatët e tjerë.

FIFA të premten publikoi nominimet për çmimet e saj, “The Best”.