Mbrëmjen e së mërkurës, Napoli ka fituar Kupën e Italisë për herë të gjashtë në histori të klubit.

Napoli mposhti Juventusin pas gjuajtjes së penalltive, me rezultat 4-2.

Pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Me fitimin e Kupës e Italisë, Hysaj është shqiptari i tretë që fiton këtë trofe.

Para tij, Kupën e Italisë e kishte fituar ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, sa ishte pjesë e Lazios.

E në vitin tashmë të largët 1942, e fitonte Riza Lushta, i cili luante me Juventusin.