Iu deshën pak sekonda pasi hyri në lojë që me prekjen e parë të topit të shënoi gol.

Dhe ky gol për futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio, erdhi pas gati 1 vit pauze për shkak të lëndimit të gjurit.

Asensio ka folur për rëndësinë e këtij goli, duke falënderuar të gjitha ata që i kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve të vështirë.

“E kam pritur këtë moment që 10 muaj. Ka pas shumë ditë me shumë ushtrime, sakrificë dhe këmbëngulje”, ka shkruar ai në Twitter.

“Ky gol i dedikohet të gjithë njerëzve që më kanë ndihmuar dhe kanë qenë me mua gjatë shërimit. Buzëqeshja është kthyer”, ka shkruar Asesnsio.