Amir Abrashi ka dhënë intervistë të gjatë të shtunën për gazetën zvicerane “Blick”, ndërsa ka folur për të ardhmen e tij, por edhe për krizën nëpër të cilën po kalon Grasshopperi. Nuk ka lënë pa e përmendur edhe Xherdan Shaqirin, që në verë iu bashkua Baselit.
Grasshopperi është skuadra më e suksesshme e Zvicrës me 27 tituj, por në edicionin aktual po kalon krizë të thellë.
Është në fundin e tabelës dhe po lufton për mbijetesë.
Abrashi është afër që ta kalojë Alain Sutterin me paraqitje për Grasshopperin.
Kapiteni 34-vjeçar është vetëm katër ndeshje që ta barazojë atë në këtë listë. Marcel Koller i prinë listës me 541 paraqitje.
Abrashi deri tani ka kontribuuar me 11 gola e 19 asistime për Grasshopperin.
Ai ka htënë se do të qëndrojë edhe gjatë kohë te kjo skuadër, tek e cila ndihet si në shtëpi.
Abrashi është pyetur më pas për Shaqirin, teksa ka thënë se ka marrëdhënie të mira me të.
“Po, flasim shpesh në telefon. Herën e fundit kemi folur në fillim të javës. Xherdani dëshiron që Grasshopperi të mbetet në elitë. Shaqiri është lojtar si dhelpër. Ndonjëherë është këtu, e për një moment është më larg. Pastaj, këmbën e majtë e ka të shkëlqyer. Xherdani është edhe gazmor. Ne luajmë kundër njëri-tjetrit, por gjithçka mbetet në fushë”, ka deklaruar Abrashi.