Pasi e eliminoi nga Kupa e Kosovës në basketboll, Trepça të shtunën e ka mposhtur sërish Proton Cable Prizrenin.

Trepça triumfoi me rezultat të lartë 110:79 ndaj Proton Cable Prizrenit, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja u luajt të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Në pushimin e gjatë, Trepça shkoi në epërsi prej 12 pikëve, 50:38.

Trepça e fitoi çerekun e parë 25:8. Çerekun e dytë e fituan vendësit 30:25.

Ndërsa Trepça i fitoi dy çerekët e fundit 29:18 dhe 31:23.

Më i miri te Trepça ishte Samuel Hunter me 18 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Ndërsa te Proton Cable Prizreni më i vlerësuari ishte Omar Jamaleddine me 23 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Trepça është në vendin e parë me 10 fitore e dy humbje. Proton Cable Prizreni renditet në pozitën e parafundit me tri fitore e nëntë humbje.

#kb trepça