Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i ka munguar të hënën në mbrëmje Beshiktashit në disfatën që e pësoi nga Adana Demirspori.  Adana Demirspori e shënoi fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë duke e mposhtur në shtëpi Beshiktashin me rezultatin 2:1. 
Kjo ndeshje i takoi javës së 16-të. 

Rashica së bashku me Gabriel Paulistan dhe Ciro Immobilen i munguan Beshiktashit për shkak të lëndimeve.  Golat për Adana Demirsporin i realizuan Yusuf Barasi në minutën e 31-të dhe Abat Aymbetov në minutën e 39-të. 

Për Beshiktashin golin e vetëm e shënoi Al Musrati në minutën e 72-të. 

Beshiktashi nga minuta e 76-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Tayyip Talha Sanuc u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Te Beshiktashi sulmuesi Ernest Muçi u inkuadrua nga pjesa e dytë.  Ndërsa te vendësit nga minuta e 82-të u paraqit Florent Shehu. 

Beshiktashi ka 25 pikë dhe është në vendin e gjashtë.  Adana Demirspori është në pozitën e fundit me pesë pikë.