Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, ka ngjallur reagimin e shumë skuadrave evropiane, pas paraqitjeve shumë të mira.
Interesim për të kanë shfaqur sidomos skuadrat italiane, të cilat edhe janë përballur me të kur kanë luajtur kundër Hellas Verona.
Sipas Gianluca Di Marzio, Lazio dhe Interi, e dëshirojnë mbrojtësin e Shqipërisë.
Tashmë Interi ka bërë një ofertë prej 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, mirëpo nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Në anën tjetër Lazio është duke shikuar të shfrytëzojnë raportet e mira që kanë me Hellas Verona, për të transferuar Kumbullën.




























