Pas largimit të portierit Ilir Avdyli, Llapi ka njoftuar për rikthimin e portierit kroat Marijan Çoriq, me të cilin kishte fituar trofe para dy vitesh.
Portieri shtatlartë ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë.
“Mario rikthehet sërish në Podujevë për t’i ndihmuar skuadrës drejt arritjes së objektivave. Ai ka mbyllur kontratën me ekipin kroat, NK Istra 1961, për t’u bashkua me Llapin, që para dy sezonesh e ndihmoi në fitimin e Kupës së Kosovës dy herë radhazi dhe një herë Superkupën”, ka shkruar Llapi, që ndër të tjera e ka përmendur edhe avancimin në garat evropiane për edicionin tjetër, pavarësisht pozitës në tabelë.
Llapi pas 18 ndeshjeve të luajtura në Superligë zë pozitën e nëntë, përkatësisht të parafundit, me 18 pikë.
“Tashmë, ai kthehet sërish me të njëjtin mision për të çuar ekipin drejt suksesit plasmanit në Evropë”, ka shkruar Llapi të enjten.