Alban Shillova është sulmuesi më i ri te skuadra e Prishtinës.
Prishtina të premten në rrjetet sociale e ka zyrtarizuar transferimin e Shillovës.
Shillova së fundi ishte pjesë e Feronikelit 74.
“Realisht në këtë afat kalimtar pata disa oferta financiarisht të mira, por oferta e Prishtinës nuk refuzohet. Është hera e dytë që kthehem, pra e njoh aq mirë ambientin dhe peshën e fanellës sa unë mund të them lirisht po kthehem në shtëpi. Dhe, dua të lë gjurmë, dua t’i ndihmoj skuadrës, të vazhdojmë aty ku e kisha lënë, kampion! Shpresoj edhe kryetrajnerit Cavalli t’ia shpërblej besimin e dhënë”, ka thënë Shillova për faqen zyrtare të Prishtinës.
32-vjeçari ishte pjesë e kryeqytetasve edhe në edicionin 2019/20.