Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka pranuar se Milot Rashica mund të largohet gjatë kësaj vere.
Së fundmi, interesim serioz për yllin kosovar kanë shfaqur klubet si Milani, Leipzigu dhe Hertha Berlini.
“Nuk është sekret që Miloti e ka zgjuar interesimin e klubeve të tjera. Mbi të gjitha, ka pasur spekulime të shumta në ditët e fundit. Nëse një klub ka interesim konkret për të, do të takohemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Baumann për “Fussballtransfers”.
Nëse Werderi bie nga Bundesliga, klauzola e Rashicës prej 38 milionë eurosh do të bie në vetëm 15 milionë euro.